Please enter at least 3 characters.

Orari i ri i ndeshjeve të Superligës dhe Ligës së Parë

2020/11/ffk-kosova.jpg

Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) ka publikuar orarin e ri të ndeshjeve të Superligës së Kosovës dhe Ligës së Parë, pasi ato u shtynë në vikend shkaku i masave të Qeverisë së Kosovës.

Pas vendimit për shtyrjen e ndeshjeve të parapara për t’u zhvilluar në fundjavë si rrjedhojë e masave të reja të institucioneve të vendit në luftën kundër Covid-19, ku 7 qytete janë karantinuar në dy ditët e fundjavës, Komisioni i Garave e ka përpiluar orarin e ri të ndeshjeve të javës së 12-të në Superligë dhe të javës së 9-të në Ligën e Parë.

Në Superligë ndeshjet do të zhvillohet të martën dhe të mërkurën, ndërsa në Ligën e Parë të mërkurën dhe të enjten, përveç ndeshjes Ballkani-Gjilani që është shtyrë për një datë tjetër.

Të gjitha ndeshjet janë paraparë të zhvillohen nga ora 13:00.

Orari i ndeshjeve të Superligës dhe Ligës së Parë:

Superliga – java e 12-të

E martë, 10.11.2020 ora 13:30Drenica – FeronikeliDrita – PrishtinaLlapi – Trepça’89E mërkurë, 11.11.2020Arbëria – BesaBallkani – Gjilani, luhet më vonë

Liga e Parë

Grupi A – Java e 9-tëE mërkurë, 11.11.2020 ora 13:30Trepça – VëllaznimiDukagjini – VushtrriaMalisheva – LiriaOnix – DrenasiA@N – IstoguGrupi B – Java e 9-tëE enjte 12.11.2020 ora 13:302 Korriku – Ramiz SadikuVitia – FerizajUlpiana – Flamurtari,  ndeshja luhet në ShtimeKika – Vllaznia (P)KEK-u – Dardana/Telegrafi/