Please enter at least 3 characters.

Orari i ndeshjeve të javës së tretë të IPKO Superligës dhe javës së dytë të Ligës së Parë

2019/05/Feronikeli-Prishtina-1-696x463.jpg

Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) ka publikuar orarin për javën e tretë të Superligës, respektivisht javën e dytë të Ligës së Parë.

Ndeshja ndërmjet Dukagjinit dhe Dritës, e cila zhvillohet të premten në stadiumin “18 Qershori” në Klinë do ta hapë javën e tretë në IPKO Superligë.

Ndërkohë, tri ndeshje do të luhen të shtunën, ndër të cilat edhe dueli ndërmjet kampionit, Feronikelit dhe nën-kampionit, Prishtinës, derisa të dielën zhvillohen dy ndeshjet e fundit të kësaj jave.

Në Ligën e Parë, Liria e pret KEK-un të shtunën, ndërsa Besa udhëton te Vitia.

Pas ndeshjeve të kësaj jave, skuadrat e IPKO Superligës dhe Ligës së Parë do të pauzojnë për shkak të ndeshjeve ndërkombëtare.

IPKO Superliga – Java e 3-të

E premte, 30.08.2019 ora 16:00Dukagjini – DritaE shtunë, 31.08.2019 ora 16:00Feronikeli – PrishtinaLlapi – BallkaniFlamurtari – FerizajE diel, 01.09.2019 ora 16:00Trepça’89 – Drenica

Gjilani –  Vushtrria

Liga e Parë – Java e 2-të

E shtunë, 30.08.2019 ora 16.00Istogu – OnixLiria – KEK-uArbëria – Ramiz SadikuVitia – BesaE diel, 01.09.2019 ora 16.00Vllaznia (P) – MalishevaVëllaznimi – DrenasiDardana – 2 KorrikuTrepça – Ulpiana luhet në javën e ardhshme. /Telegrafi/