Please enter at least 3 characters.

Ora që e monitoron stresin, zemrën, oksigjenin e gjumin vjen me 22% ZBRITJE

2021/11/35644-original.jpg

Ora e mençur Fitbit Charge 5 është më e reja nga brendi i njohur Fitbit. Kjo orë me plot stil vjen me ekran elegant për përdorim të lehtë dhe ofron karakteristikat më bashkëkohore si regjistrimi i orëve dhe kualitetit të gjumit, monitorimi i stresit, monitorimi i pulsit të zemrës, etj.

Kjo orë po konsiderohet si e jashtëzakonshme në avancimet teknologjike që i ka duke u bërë ideale për të gjithë ata të cilët janë seriozë në ushtrime dhe në mirëmbajtje të shëndetit.

Ky artikull do t’ju ndihmojë të vendosni nëse Fitbit Charge 5 është ora e duhur për ju, duke jua treguar të gjitha karakteristikat që i ofron.

Përveç kësaj, Telegrafi Deals e ofron këtë orë me 22% zbritje nga 229.50 EURO në 179.50 EURO përmes promo code “Telegrafi”.

Dizajni

Fitbit Charge 5 vjen me një touschscreen që i shfaqë notifications nga telefoni juaj. Ju gjithashtu mund të bëni ‘Swipe’ në ekran për t’i parë hapat që i keni ecur, pulsin e zemrës, distancën që e keni përshkuar, kaloritë që i keni djegur apo minutat totale që keni qenë aktiv gjatë ditës.

Fitbit gjithashtu mundëson edhe zëvendësimin e rripave kurdo që dëshironi në mënyrë që të dukeni me stil në çdo event.

Jetëgjatësia e baterisë

Fitbit Charge 5 ka një jetëgjatësi të baterisë deri në 7 ditë me vetëm një mbushje të plotë, dhe kjo konsiderohet si gjë mjaft e mirë duke marrë parasysh karakteristikat që ora i ofron.

Gjithashtu mbushja e baterisë merr pak kohë, që nënkupton se nëse i rrini pak gati dhe e futni në bateri kur jeni duke bërë dush, ju mund ta keni baterinë të gatshme për gati 7 ditë.

Çfarë karakteristika ka Fitbit Charge 5 që e bëjnë të domosdoshme për ta blerë?

Fitbit Charge 5 i posedon teknologjitë më të avancuara të monitorimit, prandaj është e aftë që t’i monitorojë:

- Nivelin e stresit- Ushtrimet fizike- Shëndetin e zemrës- Kualitetin e gjumit- Mirëqenien fizike dhe mendore- Oksigjenin në gjak- Shkallën e frymëmarrjes- Temperaturën e trupit- Ciklin menstrual

Kjo orë gjithashtu është e papërshkrueshme nga uji deri në 50 metra thellësi.