Please enter at least 3 characters.

Operacioni “Goditja”, në Pejë arrestohet një person - iu gjetën shumë thika, elektroshokë dhe sprej

2023/08/foto-2-1-rotated.jpg

Gjatë planit operativ “Goditja”, Policia ka arrestuar në Pejë njё person të dyshuar pёr mbajtje nё pronësi, kontroll ose posedim tё paautorizuar tё armëve.

Në njoftimin e Policisë thuhet se “më datë 17 gusht 2023, nё vazhdën e aktiviteteve tё planit Operativ "Goditja” Stacioni Policor nё Pejё ka realizuar njё operacion, nё rrugën “Qarshia e Gjatё” nё Pejё.

“Dke përfillur procedurat ligjore, pas kontrollit tek personi i dyshuar janё gjetur dhe sekuestruar dy sprej OC Body Guard, katёr elektroshok Dimming Light, mjete te mprehta (thika) dhe boksa metalik”, thuhet në njoftimin e Policisë, transmeton Telegrafi.

I dyshuari ёshtё arrestuar dhe i njëjti pas intervistimit nga hetuesit, me vendim tё Prokurorit tё shtetit ёshtё liruar nё procedurё te rregullt. /Telegrafi/