Please enter at least 3 characters.

"One Direction" planifikon të festojë 10-vjetorin në muajin korrik

2020/04/GettyImages-451482061.jpg
414:"BURBANK, CA - NOVEMBER 22: (L-R) Musicians Niall Horan, Zayn Malik, Louis Tomlinson, Liam Payne, and Harry Styles of the band One Direction during the "One Direction iHeartRadio Album Release Party" hosted by Ryan Seacrest at the iHeartRadio Theater Los Angeles – Clear Channel's new music and events venue located at The Burbank Studios in Burbank, CA (Photo by Christopher Polk/Getty Images for Clear Channel)
16:"Christopher Polk

Anëtarët e grupit “One Direction” edhe pse po e vazhdojnë karrierën e tyre të ndarë, do të festojnë përvjetorin e tyre të dhjetë në korrik.

Liam Payne është ish-pjesëtari i cili zbuloi se ka kontakt të vazhdueshëm me shokët e bendit, Harry Styles, Niall Horan dhe Louis Tomlinson.

Sidoqoftë, ai nuk tha nëse ish-shoku i grupit, Zayn Malik, i cili u largua në vitin 2015, do të ishte i përfshirë.

(Foto: Kevin Winter/Getty Images for iHeartMedia/Guliver)

Në një intervistë për The Sun ai tha: "Ne jemi afër për të festuar përvjetorin e dhjetë, kështu që ne të gjithë kemi folur shumë shumë gjatë për ta festuar atë.

"Të dëgjosh shumë zëra të njerëzve dhe të shohësh përmbajtjen e vjetër dhe gjëra të ndryshme që ne nuk i kemi parë për një kohë të gjatë ose nuk i kemi parë kurrë më parë, është shumë interesante".

"Ekzistojnë një numër i gjërave të ndryshme për të cilat ne jemi duke punuar për të provuar dhe t'i bëjmë që të ndodhin dhe njerëzit po përcjellin e-mail rreth e rrotull”.

Ndryshe, grupi “One Direction” është formuar përmes formatit televiziv “X Factor” në vitin 2016./Telegrafi/