Please enter at least 3 characters.

OBSH paralajmëron: Vetëm 2%-3% e botës ka antitrupa kundër COVID-19

2020/04/785-0-5e9e8f62e2d1d.jpg
368:"FILE PHOTO: Scientist Linqi Zhang shows a tube with a solution containing COVID-19 antibodies in his lab where he works on research into novel coronavirus disease (COVID-19) antibodies for possible use in a drug at Tsinghua University's Research Center for Public Health in Beijing, China, March 30, 2020. Picture taken March 30, 2020. REUTERS/Thomas Peter/File Photo
7:"REUTERS

Vetëm një pjesë e vogël e popullsisë botërore – ndoshta 2% ose 3% - ka zhvilluar antitrupa që tregojnë se janë infektuar dhe janë imunë ndaj Covid-19

Këto të dhëna pakësojnë shpresën se imuniteti i turmës do ta bëjë më të thjeshtë daljen nga izolimi.

“Lehtësimi i masave nuk nënkupton fundin e epidemisë,” tha kreu i OBSH, Dr. Tedros Adhanom Ghebreyesus në një konferencë për shtyp në Gjenevë, mbajtur të hënën. “Izolimet thjesht pakësojnë intensitetin e epidemisë.”

Ama, testet serologjike që zbulojnë sa përqind e popullsisë është infektuar dhe ka zhvilluar antitrupa – që do të thotë se janë imunë – sugjerojnë se ky numër është i vogël.

“Të dhënat e tanishme thonë se një përqindje e vogël e popullsisë është infektuar,” tha Tedros. “Jo më shumë se 2%-3%.”

Dr. Maria Van Kerkhove, eksperte e sëmundjeve infektive, tha se edhe nëse sipas analizës një person ka antitrupa kundër COVID-19, nuk do të thotë se është imun.

“Shumë vende sugjerojnë përdorimin e testeve serologjike për të matur nivelin e imunitetit,” tha ajo. “Por tani për tani, nuk kemi prova se një test serologjik vërteton imunitetin e dikujt apo siguron se është i mbrojtur nga një infektim i dytë.” The Guardian