Please enter at least 3 characters.

OBRM-PDUKM: Qeveria ka paguar 117 milionë euro paradhënie dhe nuk ka aktivitete ndërtimore

2019/03/OBRM-PDUKM-llogo.jpg

Përmes një kumtese të partisë opozitare maqedonase thuhet se Artan Grubi dhe Dimitar Kovaçevski kanë paguar 117 milionë euro paradhënie, ndërsa kjo shumë, sipas OBRM-PDUKM-së, shumë shpejt do të arrijë në 300 milionë euro.

"Dy muaj nga nënshkrimi i Marrëveshjes për korridoret 8 dhe 10-D, një muaj nga hapja spektakulare e ndërtimit, ka mbetur vetëm tabela. Për këtë shkak nga buxheti janë paguar 117 milionë euro sipas pjesës së marrëveshjes së quajtur contractor establishment payment, që e nënshkroi Grubi dhe Kovaçevski", thonë nga OBRM-PDUKM.

Ata shtojnë se nga marrëveshja që e kanë marrë nga një informator në faqen 119 thuhet se "pagesa e resurseve për projektin e kontraktorit, për të inicuar aktivitetet administrative siç është themelimi i zyrës së kontraktorit, kampet , përgatitjet, plani për sigurimin e lokacionit, materiale dhe formim të laboratorit.

"Askund nga kjo nuk nuk parasheh fillimin e aktivitetit ndërtimor. Është e kuptueshme që një kompani private të maksimizojë fitimet dhe përfitimet e saj, por është e papranueshme që qeveria të pranojë detyrime dhe kontrata të tilla në dëm të shtetit. Për këtë duhet të ketë përgjegjësi", thonë nga kjo parti./Telegrafi/