Please enter at least 3 characters.

OBRM-PDUKM-ja kërkon që Qendra e re Klinike të ndërtohet në Petrovec

2017/05/Qendra-e-re-klinike.jpg

Deputeti i OBRM-PDUKM-së Ilija Dimovski ka dorëzuar në Kuvend nismën që Qendra e re Klinike të ndërtohet në territorin e Komunës së Petrovecit dhe jo në Bardovcë. Nisma e OBRM-PDUKM-së vjen pak kohë pasi Qeveria miratoi vendimin që Qendra Klinike të ndërtohet në Bardovcë afër spitalit psikiatrik.

Partia e Mickoskit kërkon që kjo çështje të shqyrtohet në debat publik dhe më pas të merret vendimi final.

Qeveria ka njoftuar se ndërtimi i objektit të ri të Qendrës Klinike do të fillojë brenda 1 viti ndërsa punimet pritet të zgjasin 4-5 vite dhe i njëjti të shtrihet në një hapësirë prej 84 hektarë tokë.