Please enter at least 3 characters.

OBRM-PDUKM i ka refuzuar kandidaturat e Ajdinit dhe Saraçinit?

2016/06/Petrit-Saracini.jpg

Anëtarët e OBRM-PDUKM në komisionin “ad hoc”, Cvetin Çilimanov dhe Slagjana Dimisjkova i kanë refuzuar kandidaturat e ekspertëve Ilir Ajdini dhe Petrit Saraçini për komisionin “ad hoc” për kontroll të mediave, ka publikuar Libertas, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Bëhet fjalë për kandidatin e pestë të këtij trupi i cili edhe pritet të ketë rol vendimtar dhe duhet të jetë shqiptar.

Përndryshe sot përfundon afati për zgjedhjen e kandidatit të pestë./Telegrafi.