Obiliq, vdes një person nga kontakti me rrymën
14:"Ridvan Slivova
22/06/2016
Policia e Kosovës bëri të ditur se një person derisa ishte duke punuar, dyshohet se ka rënë në kontakt me rrymën dhe si pasojë ka ndërruar jetë.
Ngjarja ka ndodhur të martën rreth orës 10:00 në Obliq.
“ Vdekjen e tij e ka konfirmuar ekipi mjekësor në QKUK. Në lidhje me rastin janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj K/Shqiptarë dhe me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje, ndërsa trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/


