Please enter at least 3 characters.

NY Red Bulls shokon Cityn

2016/01/f.0726010144158_m.jpg

Tifozët në Red Bull Arena i ndezi Macoumba Kandji që shfrytëzoi një harkim të Dane Richards për të shënuar për epërsinë e parë në këtë takim (7’).

Në fillim të pjesës së dytë, zëvëndësuesi Greg Cunningham për mrekulli lansoi një harkim për Jo, i cili nuk e pati problem të shënojë golin e barazimit për Cityn (53’).

Ylli i vërtetë i këtij takimi është pritur të jetë Thierry Henry që me disa tentime kërkoi golin, por në fakt, ai që shkëlqeu ishte Dane Richards, që pos asistimit të golit të parë, e vulosi rezultatin e takimit 2-1 me anë të një supergoditje nga 30 metra.

Kjo është humbja e dytë e regjistruar nga ManchesterCity në miqësoret parasezonale në SHBA. ManchesterCity së shpejti pritet të ketë punë me kampionin aktual të Evropës, Interin. /Telegrafi/