Please enter at least 3 characters.

Numri i gjobave dhe aksidenteve gjatë javës në rajonin e Ferizajt

aksident 7
Foto: Ilustrim
Foto: Ilustrim

Policia Rajonale e Ferizajt ka bërë të ditur se gjatë periudhës 8 – 14 shtator 2025 ka ndërmarrë një sërë aktivitetesh për parandalimin e aksidenteve në komunikacionin rrugor.

Sipas raportit javor, janë shqiptuar gjithsej 1,754 gjoba për kundërvajtje dhe janë pezulluar 28 patentë-shoferë ndaj drejtuesve që kanë kryer shkelje të rënda në trafik.

Brenda kësaj periudhe janë regjistruar 39 aksidente, prej të cilave:

  • 24 aksidente me lëndime, ku kanë mbetur të plagosur 31 persona,
  • 15 aksidente vetëm me dëme materiale.

Policia ka apeluar tek të gjithë shoferët që të tregojnë kujdes në rrugë dhe të respektojnë rregullat e trafikut, me qëllim uljen e aksidenteve. /Telegrafi/