Numërohen 80% e votave të diasporës në Kukës! Përmbyset rezultati te demokratët
17/05/2025
Pas numërimit të 80% të votës së diasporës për Qarkun Kukës, demokrati Isuf Çelaj rimerr përkohësisht mandatin e deputetit falë votave të diasporës.
Bëhet fjalë për një diferencë prej 49 votash në total brenda listës së PD-së.
Renditja:
1-Isuf Çelaj 875 vota.
2-Shkelqim Shehu 393 vota.
3-Elvira Peka 309 vota.
Kujtojmë, në Kukës PD ka fituar dy deputetë derisa PS 1.


