Please enter at least 3 characters.

Nuk ndalet Sigal Prishtina

2016/01/nuk-ndalet-sigal-prishtina_hd.jpg

Prishtinasit me pak forcë mundën ekipin prizrenas. Basketbollistët e Bashkimit vetëm në periodën e parë u treguan ekip i denjë për “Bardhekaltrit” duke e mbyllur këtë pjesë me rezultat të barabartë 26-26.

Ndërkohë, në periodën e dytë, kryeqytetasit morën lojën në duart e tyre duke kaluar në epërsi, ndërsa skuadra shkuan në pushim me 60-49.

Sigal Prishtina edhe në periodën e tret e kishte fjalën në parket duke dominuar qenë dukshëm ekip më i mirë se mysafirët. 81-70 në favor të nikoqirëve u mbyll kjo pjesë.

Edhe në dhjetëminutëshin e fundit ishte Sigal Prishtina që vazhdoi me lojë të mirë dhe me rezultatin e përgjithshëm prej 108-80, Sigal Prishtina mund Bashkimin.

Kjo është fitorja e 22-të e Sigal Prishtinës në këtë sezon të garave, duke “blinduar” kreun e tabelës më 45pikë, e ndjekur nga Peja më 42 pikë. /KP/Telegrafi/