Please enter at least 3 characters.

Nuk ndalen sukseset e Erës, hit në televizionet franceze (Video)

2016/05/EraIstrefi.jpg

Këngëtarja Era Istrefi nuk po ndalet me sukseset e saj ndërkombëtare.
Tashmë është fakt se ajo është në krye të toplistave në Gjermani, por edhe në Francë “Bon Bon” është tashmë hit.

Për herë të parë televizioni “Trace TV” ka transmetuar Erën, po ashtu sipas burimeve të Telegrafit edhe kanale tjera muzikore po e transmetojnë hitin “Bon Bon”.

Telegrafi ditë më parë raportoi se Era Istrefi ka tejkaluar në toplistë edhe Rihannan dhe Dua Lipan, toplista kredibile kjo e Shazam që mat dëgjueshmërinë e këngëve.

Era Istrefi së shpejti lanson albumin e saj për treg ndërkombëtar. /Telegrafi/