Please enter at least 3 characters.

“Nuk luaja në rolin tim te Juventusi”

2017/11/GettyImages-638548652.jpg
117:"during the TIM Cup match between FC Juventus and Atalanta BC at Juventus Stadium on January 11, 2017 in Turin, Italy.
17:"Valerio Pennicino

Hernanes është ankuar se te Juventusi nuk luajti në rolin e tij që e pëlqen, ashtu siç kishte bërë tek Interi. 

Braziliani kaloi dy sezone te Bianconerët dhe ishte blerë 11 milionë euro.

Ai është kthyer në Brazil te Sao Paulo ku për 16 ndeshje ai ka shënuar nëntë gola dhe ka dhënë tre asistime.

Hernanes në top formë në Brazil (Getty Images)

“Ajo që kam bërë në vitet e fundit ka qenë dëshira për t’i arritur qëllimet e mija”.

“Te Juventusi luajta për një vit e më shumë, por luaja para mbrojtjes, pozitë që nuk më pëlqen, por kam mësuar shumë dhe jam rritur”.

“Te Interi luaja si  trequartist dhe luaja mirë aty, për këtë më bleu Juventusi. Jam penduar që kam pranuar të luaj në atë rol”.

"Gjithsesi është pjesë e procesit e historisë time”, ka thënë Hernanes./Telegrafi/