Nuk ishte i dënuar, por Enriquen e bëri sërish - shikoni nga ku e drejtoi ekipin e PSG-së në Ligën e Kampionëve
Një nga ndeshjet më tërheqëse të mbrëmjes në Ligën e Kampionëve u luajt mes Paris Saint-Germain dhe Tottenham në "Parc des Princes", përfunduar me fitoren 5-3 të PSG-së.
Për skuadrën parisiene shënuan Vitinha tre gola, ndërsa Fabian Ruiz dhe Willian Pacho kontribuuan me nga një gol secili.
Te Tottenham, dy gola shënoi Randal Kolo Muani, ndërsa Richarlison shënoi një herë. Me këtë fitore, PSG ngjitet në vendin e dytë në renditjen e Ligës së Kampionëve, ndërsa Tottenham renditet i 16-ti.
Gjatë minutave të para nuk pati gola, dhe transmetimi vuri re një detaj të pazakontë: trajneri i PSG-së, Luis Enrique, ndodhej në tribunë edhe pse nuk ishte i pezulluar.
Ai shpjegoi se preferon të ndjekë pjesën e parë të ndeshjes nga një pozicion më i lartë, me kufje në kokë dhe duke mbajtur lidhje të vazhdueshme me stolin rezervë. /Telegrafi/
Luis Enrique est prêt pour assister à cette première période en tribunes 👀 pic.twitter.com/FF5Yu26uni
— La Source Parisienne (@lasource75006) November 26, 2025


