Please enter at least 3 characters.

Nuk i bëri pagesën, parukieria demaskon nusen shqiptare – i publikon fotografitë në Facebook (Foto)

2017/08/sfsfs-2-e1502741500720.jpg

Një parukiere në Fier ka zgjedhur një mënyrë të pazakontë për t’i kërkuar klientes së saj të bëjë pagesën për shërbimet e ofruara në ditën e dasmës.

Parukierja ka publikuar fotot e nuses në rrjetin social Facebook duke i kërkuar të paraqitet në ambientet e parukerisë për të bërë pagesën, shkruajnë mediat shqiptare.

“Anxhela, duhet patjetër të hapni telefonin dhe të bëni pagesën, që të të urojmë të trashëgohesh”, shkruan parukierja në profilin e saj në Facebook.