Please enter at least 3 characters.

Nuk e përballojnë rezultatin: Tifozët e Unitedit largohen nga Old Trafford pa përfunduar ende takimi

2021/10/248555439_220448816855576_1677592853488041534_n.jpg

Manchester United është duke pësuar humbje 5-0 nga Liverpooli në kuadër të javës së nëntë në Ligën Premier.

Vetëm në pjesën e parë, Djajtë e Kuq pësuan katër gola, derisa gjendja e lojtarëve ishte e rënduar.

Presioni dhe nervoza mbi ta u rrit, pasi ishin të pafuqishëm të dilnin përpara portës së Liverpoolit.

Por, kur u shënua edhe një gol në pjesë të dytë, tifozët ishin të pakënaqur me lojtarët e Unitedit.

Ata në minutën e 65-të filluan të largoheshin nga Old Trafford, duke shprehur pakënaqësinë e tyre me rezultatin, derisa mund të ndodhë pas ndeshjes edhe shkarkimi i Ole Gunnar Solskjaer. /Telegrafi/

https://twitter.com/IFAST66/status/1452319353823694855