Please enter at least 3 characters.

"Nuk e merituam eliminimin, u shkaktuam probleme të gjithëve" - Yakin flet pas disfatës nga Anglia

2024/07/Murat-Yakin.jpg
189:"06.07.2024; Duesseldorf; Fussball UEFA Euro 2024 - England - Schweiz; Nati-Trainer Murat Yakin im GesprŠch mit Xherdan Shaqiri (SUI) vor dem Penaltyschiessen. (Toto Marti/Blick/freshfocus)
27:"Toto Marti/Blick/freshfocus

Zvicra ka qenë një nga Kombëtaret që ka shkëlqyer më së shumti në Euro 2024.

Pasi kaluan pa ndonjë problem fazën e grupeve, zviceranët luajtën baras në ndeshjen e tretë me nikoqirin Gjermaninë, por që ishin duke udhëhequr deri në minutat shtesë.

Helvetikët eliminuan Italinë pa ndonjë problem, derisa u ndalën në çerekfinale nga Anglia vetëm pas penalltive.

Trajneri i Zvicrës, Murat Yakin ka thënë se është një eliminim që dhemb, por që treguan paraqitje shumë të mira.

"Një eliminim që dhemb shumë. U përpoqëm dhe krijuam shumë raste. Jam i zhgënjyer për lojtarët e mirë dhe për të gjithë kombin zviceran".

"Anglia nuk shfaqi shumë rrezikshmëri. Nuk e meritonim të shkonim në shtëpi, por mund të qëndrojmë krenar”, tha Yakin.

Murat Yakin shtoi se loja e mirë nuk mjaftoi ndaj 'Tre Liuanëve' të Southgate, ndërsa penalltitë janë fat sipas tij.

"Paraqitja e mirë nuk mjaftoi për të kaluar më tutje. Penalltitë janë çështje fati, por ne nuk e kishim me vete. Në këtë Evropian, i krijuam Kombëtareve të mëdha shumë probleme, kështu që largohemi nga Gjermania me kokën lart", deklaroi Southgate. /Telegrafi/