Please enter at least 3 characters.

"Nuk e dinim nëse do zgjoheshim më", Linda Lusardi flet për luftën që përjetuan me Sam Kane kundër COVID-19

2020/04/GettyImages-52214116-e1585928936196.jpg
374:"LONDON - FEBRUARY 18: Actress Linda Lusardi and husband, actor Sam Kane arrive at the "Norman At Ninety" Tribute Luncheon at the Royal Lancaster Hotel on February 18, 2005 in London. Members of showbiz fraternity and charity The Grand Order Of Water Rats and other celebrity friends help celebrate Wisdom's 90 birthday, which was February 4. (Photo by MJ Kim/Getty Images)
12:"Getty Images

Aktorja Linda Lusardi, së bashku me bashkëshortin e saj, Sam Kane, janë kthyer në shtëpinë e tyre pasi simptomat e coronavirus kanë filluar të zbuten.

Por, para se të ktheheshin në gjendje pothuajse normale, Lusardi tha se dhimbja që ajo kishte pësuar nga coronavirus ishte aq e tmerrshme sa që kishte frikë se mund të vdiste, shkruan The Sun.

“Ne kishim ardhur deri në atë atë pikë ku që të dy po luteshim, pasi nuk e dinim nëse do zgjoheshim më”, kishte thënë ajo.

Ndërsa bashkëshorti i saj, Sam Kane shtoi: "Ne thjesht shikuam njëri-tjetrin dhe thamë: 'Shiko, ne nuk mund ta mposhtim këtë'".

Sam beson se ai kontraktoi virusin i pari, gjatë një takimi biznesi përpara se të fillonin të merrnin masa të rrepta të distancimit social.

Edhe vajza e tyre, Lucy, përmes një deklarate kishte thënë si kishte frikë, pasi që mund të mos i shihte asnjëherë më prindërit e saj.

Rezultatet e Lindës ishin fillimisht negative, por testet treguan mungesë oksigjeni në gjakun e saj, kurse të nesërmen ajo u testua dhe doli pozitive për COVID-19. /Telegrafi/