Please enter at least 3 characters.

NRG Band po vijnë me këngë të re

2019/07/59649832_2079779355482271_3009905952457570636_n-e1564140910877.jpg

Grupi i njohur shqiptar, "NRG Band", janë mjaft aktiv me prurje të reja muzikore.

Të njëjtit janë duke punuar në projektin e ri, i cili pritet të prezantohet nesër para fansave të tyre.

Kjo u bë e ditur nga vokalisti i këtij grupi, Besnik Qaka, ndërsa ka sjellë një pjesë të shkurtër të klipit në rrjetet sociale.

"Nesër në ora 17:00, premierë", shkruan Besniku në postimin e tij, teksa duket se ky projekt është i zhanrit baladë.

Përndryshe, të fundit këngë që ka lansuar NRG Band titullohet "Prej Teje" dhe në YouTube numëron mbi një milion shikime. /Telegrafi/