Please enter at least 3 characters.

Notat e lojtarëve: Real Madrid 3-1 Liverpool, Karius dështimi i ndeshjes

2018/05/Loris-Karius.jpg
134:" during the UEFA Champions League Final between Real Madrid and Liverpool at NSC Olimpiyskiy Stadium on May 26, 2018 in Kiev, Ukraine.
11:"Mike Hewitt

Real Madridi vazhdon të jetë kampion i Evropës për klube, pas triumfit ndaj Liverpoolit në finalen e edicionit 2017/2018 në Ligën e Kampionëve.

Duke qenë se fitorja ishte në favor të Los Blancos, edhe nota mesatare e tyre (7.04) është më e lartë se ajo e Redsave (6.29).

Lojtari i ndeshjes në këtë sfidë është shpallur Gareth Bale (8.6), i cili edhe pse luajti vetëm nga minuta 61-të, i shënoi dy gola dhe e vendosi finalen.

Paraqitje jo e pëlqyeshme e Toni Kroos (6.4) dhe Cristiano Ronaldo (6.6) që i kanë marrë notat më të ulëta te skuadra e tyre.

Nuk ka dyshim se dështimi i ndeshjes ishte portieri i Liverpoolit, Loris Karius (4.4), falë gabimeve të të cilit pësoi ekipi anglez.

Sadioi Mane ishte lojtari më i mirë te Redsat (8.4), derisa Mohamet Salah që e lëshoi fushën në minutën e 31-të është vlerësuar me notën 6.4.

Vlerësimi i plotë i lojtarëve të të dyja skuadrave:

(Foto: WhoScored)

(Foto: WhoScored)

/Telegrafi/