Please enter at least 3 characters.

Notat e lojtarëve: Manchester United 1-1 Young Boys, vlerësohet paraqitja e Greenwood

2021/12/green-e1639001440232.jpg

Manchester Unitedi ka arritur vetëm një barazim në ndeshjen e fundit të fazës grupore të Ligës së Kampionëve kundër Young Boys.

Meqenëse rezultati ishte i barabartë edhe paraqitja e skuadrave ishte e përafërt dhe nota mesatare e Djajve të Kuq është lehtësisht më e lartë se e ekipit kundërshtar.

Golashënuesi i vetëm i skuadrës angleze, Mason Greenwood (7.9), ka marrë vlerësimin më të lartë në takim, derisa nota më e ulët te vendasit ka shkuar për Nemanja Matic (6.1).

Nicolas Moumi Ngamaleu (7.3) ka bërë paraqitjen më të mirë te mysafirët, derisa nota më e ulët te ekipi zviceran ka shkuar për Quentin Maceiras (6.1).

Në vijim është vlerësimi i plotë i SofaScore për lojtarët e të dyja skuadrave në takimin Manchester United 1-1 Young Boys. /Telegrafi/