Please enter at least 3 characters.

Notat e lojtarëve: Manchester United 1-1 Fulham, vlerësohen golashënuesit

2021/05/manchester-1.jpg

Është mbyllur me shifra identike ndeshja në Old Trafford ndërmjet Manchester Unitedit dhe Fulhamit.

Me gjithë rezultatin e barabartë, skuadra mysafire ka marrë notë mesatare më të lartë në krahasim me Djajtë e Kuq.

Edinson Cavani ka marrë notën më të lartë te nikoqirët, ndërsa Paul Pogba më të ulëtën. Te Fulhami është vlerësuar golashënuesi Joe Bryan.

SofaScore ka bërë vlerësimin e plotë të lojtarëve të Manchester Unitedit dhe Fulhamit në ndeshjen e parafundit sezonale në Ligën e Premier.

Theksojmë që Djajtë e Kuq janë jashtë garës për titull dhe e kanë siguruar kualifikimin në Ligën e Kampionëve, derisa Fulhami ka rënë nga elita. /Telegrafi/