Notat e lojtarëve, Barcelona 0-4 Real Madrid: Benzema pothuajse perfekt
05/04/2023
Real Madridi ka shënuar fitore ndaj Barcelonës me rezultat 4-0 në ndeshjen kthyese të Kupës së Mbretit.
Ndeshjen e parë e kishte fituar Barcelona me rezultat 1-0 në ‘Santiago Bernabeu’, që kështu me rezultat të përgjithshëm prej 4-1 mbretërit kalojnë tutje.
Karim Benzema shënoi het-trik, ndërsa Vinicius Junior shtoi një gol në këtë përballje.
Real Madridi shkatërron Barcelonën në El Clasico dhe kalon në finale – Karim Benzema shënoi het-trik
Francezi ishte larg lojtari më i mirë në ndeshje duke u vlerësuar me notën 9.4.
Pas tij vlerësim të mirë kishte Vinicius me notën 9.1.
Marc Andre ter Stegen ishte më i dobëti në fushë me notën 5.0.
Notat e lojtarëve të Barcelonës dhe Real Madridit


