Please enter at least 3 characters.

Norvegjia do të mbyllë ambasadën në Shkup

2016/01/f.1020104909339_m.jpg

Arsyetimi i bërë për mediat është se bëhet fjalë për harxhime financiare dhe për nevojën që të zvogëlohen resurset, njofton Ina. Përveç Maqedonisë, Mbretëria Norvegjeze do të mbyllë përfaqësitë e saj diplomatike edhe në vendet aziatike, Ambasada në Hamburg dhe zyra konsullore në Spanjë.

Në ambasadën në Shkup janë të pranishëm si staf: ambasadori Kjetil Paulsen, këshilltari i tij politik, nëpunës administrativ si dhe pesë shtetas të Maqedonisë, të punësuar si staf teknik. Atyre u është kumtuar se nga qershori i vitit 2012 janë të lirë dhe duhet të kërkojnë punë të re.

Politika dhe interesat norvegjeze në Maqedoni do të mbulohet përmes ambasadës në Prishtinë, e cila po funksion me kapacitet të plotë. Norvegjia vlerësohet si një nga vendet më të pasura të Evropës dhe një nga donatorët më të mëdhenj për Maqedoninë. /Telegrafi/