Nora Gjakova e artë, triumfon në ‘African Open Tunis 2015’
17/01/2015
Xhudistja kosovare ka qenë e shkëlqyer në këtë turne duke triumfuar në fund pas katër dueleve të saj, transmeton Telegrafi.
Në xhiron e parë, Gjakova nuk kishte kundërshtare, ndërsa në rrethin e dytë ajo u takua me zviceranen Emilie Amaron, të cilën e mundi, për të kaluar në rrethin tjetër, ku e priste gjermania, Viola Waechter, ku edhe atë e mposhti lehtësisht.
Në gjysmëfinale Nora e mposht spanjollen Jaione Equisoain, për të kaluar në finale ku e priste francezja Helene Receveaux, të cilën e mposhti për të triumfuar në këtë turne.
Ndërkohë xhudisti Akil Gjakova ka dështuar duke mos mundur të kalojë as rrethin e parë. /Telegrafi/


