Noizy nuk ndalet, 2 milionë për tri ditë me “100 kile” (Video)
10/07/2017
Noizy po tregon se nuk e ka ndërmend që të ndalet.
Reperi nga Shqipëria ka publikuar ditë më parë projektin e fundit të titulluar “100 Kile”.
Ky projekt u prit shumë mirë nga publiku, i cili e ka vlerësuar lart artistin nga Shqipëria.
Për vetëm tri ditë, Noizy ka arritur një numër enorm klikimesh, pra mbi 2 milionë sosh.
Noizy ditë më parë performoi para 100 mijë personash në Tiranë. /Telegrafi/


