Please enter at least 3 characters.

Noizy dhe Seven sonte vijnë me “Zezake” (Video)

2016/01/noizy1.jpg

Reperi i njohur, Noizy dhe këngëtari Seven Saraqi kanë bashkuar forcat për të sjellë edhe një projekt tjetër së bashku.

Pas këngës “Lej foret” që e publikuan gjatë muajit maj, artistët kanë gati bashkëpunimin e dytë, transmeton Telegrafi.

Kënga titullohet “Si mu kon zezake” dhe do të vijë e realizuar me videoklip nga Valon Aziri dhe Adonis Krasniqi.

Dyshja ka paralajmëruar se videoklipi do të publikohet sonte (e martë) në orën 19:00 dhe sipas tyre, kjo këngë do të jetë një nga hitet e këtij sezoni.

Noizy këto ditë do të sjellë edhe një bashkëpunim tjetër me këngëtaren Çiljeta, me të cilën ka kohë që po punojnë rreth këtij projekti. /Telegrafi/