Please enter at least 3 characters.

Nkunku mund ta braktis PSG-në për Arsenalin

2019/04/Christopher-Nkunku.jpg
263:"SINGAPORE - JULY 28: Christopher Nkunku of Paris Saint Germain in action during the International Champions Cup match between Arsenal and Paris Saint Germain at the National Stadium on July 28, 2018 in Singapore. (Photo by Suhaimi Abdullah/Getty Images for ICC)
20:"Getty Images for ICC

Christopher Nkunku synon të bëhet pjesë e ekipit të Arsenalit pas përfundimit të kontratës me PSG-së.

Futbollisti është i gatshëm të braktis radhët e skuadrës franceze për të kaluar te Arsenali i Unai Emeryt.

Le Parisien shkruan sot se lojtari dëshiron të largohet nga PSG-ja gjatë verës pasi nuk ka shumë hapësira nën drejtimin e trajnerit Thomas Tuchel.

Në të vërtetë, menaxherët e tij kanë njoftuar tashmë zyrtarët e klubit nga Parisi se nuk do t'i marrin në konsideratë bisedimet e reja për një vazhdim të kontratës.

Ndryshe, mesfushori deri më tani është paraqitur në 53 raste për ekipin e Ligue 1 dhe ka shënuar tetë gola. /Telegrafi/