Njihuni me Na’Vi, ekipin numër një të botës në CS:GO
Gjithçka rreth formacionit të ekipit Na’Vi dhe sukseseve të tyre gjatë vitit 2021/22 do t’i mësoni në këtë artikull.
Ekipi me bazë në Ukrainë, Natus Vincere për momentin renditet në vendin e parë në listën e ekipeve të botës.
Në krye me lojtarin më të mirë të botës s1mple, ekipi i Na’Vi ka arritur të dominojë skenën e CS:GO në vitin 2021 duke fituar një numër të madh të turneve profesional, si dhe turneun major i cili u mbajt në Stokholm të Suedisë.
Lojtari më i vjetër në formacionin e ekipit Na’Vi, është legjendari s1mple, i cili është pjesë e ekipit prej afro gjashtë vitesh.
Ndryshimi i fundit në ekipin ukrainas ka qenë ardhja e lojtarit nga ekipi i akademisë së tyre Valeriy “b1t” Vakhovskiy, i cili ka treguar lojë fantastike, dhe është renditur në vendin e nëntë në listën e lojtarëve më të mirë të botës nga HLTV në vitin 2021.
Ndërkaq shuma e fituar e çmimeve nga ekipi i Na’Vi arrin vlerën rreth katër milionë euro në garat profesionale gjatë vitit 2021/22.
Më poshtë e gjeni listën e plotë të ekipit Na’Vi si dhe rezultatet nga garat e vitit 2021/22:
BLAST Premier Spring Groups 2021 - #1IEM KATOWICE 2021 – #5/6ESL PRO League Season 13 - #9/12DreamHack Masters Spring 2021 - #1EPIC League CIS 2021- #5BLAST Premier Spring Finals 2021 - #2StarLadder CIS RMR 2021 - #1IEM Cologne 2021 - #1ESL PRO League Season 14 - #1BLAST Premier Fall Groups 2021 - #1IEM Fall 2021 CIS - #2PGL Major Stockholm 2021 - #1BLAST Premier Fall Final 2021 - #1BLAST Premier World Final 2021 - #1BLAST Premier Spring Groups 2022 - #5/6IEM Katowice 2022 - #3/4Lista e lojtarëve të ekipit Na'ViOleksandr “s1mple” KostylievDenis “electroNic” SharipovKirill “Boombl4” MikhaylovIlya “Perfecto” ZalutskiyValerii “b1t” VakhovskyiAndrey 'B1ad3' Gorodenskiy (trajner)
/Telegrafi/


