Please enter at least 3 characters.

Njihuni me fituesit e lojës së madhe shpërblyese të Telegrafit për Euro 2020

2021/07/217502333_962990027874233_7975071908327044864_n.jpg

Euro 2020 është mbyllur para disa ditësh, me Italinë që doli kampione duke e mposhtur në finale Anglinë.

Gjatë një muaji në Telegrafi.com, lexuesit përveç lajmeve, analizave dhe ndodhive interesante rreth Euro 2020, ka mundur të luajnë edhe në lojën e madhe shpërblyese.

Në lojën e madhe shpërblyese të EURO 2020 ishin regjistruar mbi 7 mijë lojtarë që provuan të qëllojnë rezultatet e ndeshjeve.

Si medium që ka përcjellë gjithmonë të gjitha ngjarjet e posaçërisht ato sportive, më të mirët në fund i ka shpërblyer.

Pas 51 ndeshjeve, në fund dolën katër fitues, që tërhoqën edhe katër çmimet e mëdha nga redaksia e Telegrafit.

Jetmir Ibishi doli i pari me 98 pikë, ndërsa nga 92 pikë kishin, Taulant Dyla, Arjanit Jaka dhe Shendrit Kastrati.

Këto ishin shpërblimet që Telegrafi i dhuroi së bashku me partnerët për këtë lojë shpërblyese:

(Vendi i parë) - iPhone 12 Max Pro nga Shoferi Im  - fitues Jetmir Ibishi

(Vendi i dytë) - Philips TV nga AZ Tech Electronics – fitues Taulant Dyla

(Vendi i tretë) - Vikend për një qift në Stamboll nga Max Travel – fitues Arjanit Jaka

(Vendi i katërt) - Vikend për një qift në Marbella Beach Hotel, Golem- Shendrit Kastrati

Përpos shpërblimeve kryesore, Telegrafi ka dhuruar çdo ditë nga dy fanella sportive . /Telegrafi/