Njeriu më i pasur në histori të botës nuk është Jeff Bezos, por dikush tjetër
Jeff Bezos, njeriu më i pasur në botë, ka një pasuri me vlerë prej 117 miliardë dollarësh. Bettencourt Meyers, gruaja më e pasur, ka 54 miliardë dollarë pasuri . Por si krahasohen pasuritë e tyre me ato të plutokratëve të kaluar të historisë së njerëzimit? Ka shumë nga ata që kanë qenë më të pasur nëse konverton pasurinë e tyre në dollarët e sotëm.
Xhon D. Rockefeller bëri rreth 1.5 miliard dollarë në karrierën e tij, sipas ‘New York Times’, apo 26 miliardë dollarë me të sotshmit.
Një krahasim më i mirë, thotë Samuel Williamson, një ekspert ekonomie, mund të jetë “prodhimi relativ”, raporti i pasurisë ndaj produktit të brendshëm bruto. Rockefeller kishte rreth 1.6% të ekonomisë si pasuri të tijën në vitin 1937. Po të kishte të njëjtën përqindje sot, pasuria e tij do të ishte pothuajse trefishi i Bezos, njeriut më të pasur sipas Forbes, përcjell Scan.
Ja se si figuron pasuria e disa njerëzve të shquar të historisë duke përdor këtë metodë:
213 miliardë dollarëBill Gates (b. 1955): Bashkëthemeluesi i Microsoft Corp.331 miliardë dollarëJohn D. Rockefeller (1839-1937): Magnati i naftës konsiderohet si miliarderi i parë në botë321 miliardë dollarëAndrew Carnegie (1835-1919): Shiti kompaninë e tij të çelikut tek J.P. Morgan për 480 milionë dollarë në vitin 1901238 miliardë dollarëCornelius Vanderbilt (1794-1877): Manjati hekurudhor i cili ndërtoi ‘Grand Central Terminal’169 miliardë dollarëJohn Jacob Astor (1763-1848): Merkanti që investoi në pasuri të paluajtshme në Nju Jork41 miliardë dollarëJames Brydges (1673-1744): U bë i pari milioner i paligjshëm britanik203 miliardë dollarëAlan Red (rreth 1040-1093): Kushëri i William Pushtuesit. Kishte nën zotërim shumë tokë pas Pushtimit Norman210 miliardë dollarëMarcus Licinius Crassus (rreth 115 B.C.-53 BC): Politikian dhe Gjeneral në Romën e Lashtë. /Telegrafi/


