Please enter at least 3 characters.

Një tufë prej 45 lopësh largohen nga fusha dhe “shkaktojnë rrëmujë” në një rrugë të qetë banimi në Angli

2024/07/Screenshot_25-2.jpg

Disa pamje interesante thuhet se tregojnë momentin kur një tufë prej 45 lopësh “shpërtheu dhe u tërbua” nëpër rrugët e një zone të qetë banimi.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, lopët janë parë në Ripon, North Yorkshire, Angli.

Banori lokal Leon Box, 16 vjeç, mund të shihet duke u larguar nga tufa teksa ata po vrapojnë në rrugë.

Box kishte dalë jashtë pasi kishte dëgjuar se lopët ishin të lira, por mbeti i shtangur kur i pa që po drejtoheshin drejt tij.

Siç thuhet më tej, ato bënë rrëmujë dhe u deshën disa orë që të gjitha lopët të grumbulloheshin, me ndihmën e policisë së North Yorkshire. /Telegrafi/