Please enter at least 3 characters.

Një trup si Adelina (Foto)

2016/07/AdelinaBerisha-1.jpg

Adelina Berisha është e vetëdijshme për asetet që posedon, prandaj kohë pas kohë tërheq vëmendjen duke i vënë në pah.

Si shumë kolege të saj, këngëtarja ka pozuar me bikini në det dhe një prej imazheve e ka sjellë për ndjekësit e saj në rrjetet sociale.

“Vend i bukur... Çasti për familjen”, shkruan në përshkrimin e fotografisë.

Sa i përket karrierës muzikore, këngëtarja është duke shijuar suksesin e këngës “Love it” që u lansua në muajin maj dhe është shikuar afro katër milionë herë në YouTube deri më tani.

Në ndërkohë, ajo ka paralajmëruar edhe videoklipin e ri muzikor që është duke realizuar Max Produciton. /Telegrafi/