Please enter at least 3 characters.

Një tjetër klub kinez thuhet se është në garë për Balen

2019/07/bale-kina.jpg

Gareth Bale është duke e kërkuar përfundimisht largimin nga Real Madridi, pas deklaratave të bëra nga Zinedine Zidane ditë më parë.

Trajneri francez ka bërë të ditur se nuk e dëshiron anësorin uellsian në skuadër, derisa ka kërkuar nga Los Blancos që lojtari të shitet në këtë afat kalimtar veror.

Largimi i 30-vjeçari nga Real Madridi pritet që të ndodhë në këtë afat, ndërsa shumë klube janë të interesuar në transferimin e tij, por problem mbetet paga e tij e lartë.

Gareth Bale (Foto: Denis Doyle/Getty Images/Guliver)

Bale ishte shumë afër që të kalonte në Kinë te Jiangsu Suning, mirëpo marrëveshja dështoi në minutat e fundit, pasi Florentino Perez ka kërkuar mbi 100 milionë euro.

Sipas Onda Cero, reprezentuesi i Uellsit tani është në bisedime me një klub të ri nga Kina, pasi duket se është i joshur nga paga prej një milion euro në javë.

Bale nuk ka udhëtuar me bashkëlojtarët e tij për ‘Audi Cup’, gjersa po projektohet largimi i tij në këtë afat nga Santiago Bernabeu. /Telegrafi/