Please enter at least 3 characters.

Një tjetër imazh i veçantë nga fëmijëria e Rita Orës (Foto)

2017/09/ritttttt-e1505833512699.jpg
493:"**USA ONLY** London, UK - Rita Ora seen leaving BBC Radio 1 and heads to Leicester Square to release hundreds of rita Ora balloons in London to support her new single. Rita looks amazing in a bright yellow Spongebob dress top showing off her legs. AKM-GSI March 31, 2014 **USA ONLY** To License These Photos, Please Contact : Steve Ginsburg (310) 505-8447 (323) 423-9397 steve@akmgsi.com sales@akmgsi.com or Maria Buda (917) 242-1505 mbuda@akmgsi.com ginsburgspalyinc@gmail.com
19:"Vantagenews/AKM-GSI

Këngëtarja Rita Ora ka pak kohë që ka publikuar projektin e saj më të ri muzikor “Lonely together”, në bashkëpunim me DJ e njohur Avicii.

Kënga është pëlqyer shumë nga fansat e dyshes, dhe ka arritur që në orët e para të shënojë shifra të larta klikimesh në YouTube.

Rita është shumë aktive dhe e ndjekur në rrjetet sociale, gjersa falë saj, një numër të madh ndjekësish në Instagram, numërojnë edhe familjarët e saj.

Nëna e këngëtares, Vera Ora, është gjithashtu aktive në këtë rrjet social, madje në të shumtën e rasteve ajo publikon imazhe nga e kaluara e vajzave të saj.

Një imazh të tillë, Vera e ka publikuar së fundmi, fotografi në të cilën shfaqen Rita dhe Elena në fëmijëri, kapur dorë më dorë me babanë e tyre.

Në fotografi vërehet që Rita gjithmonë ka pasur një ngjashmëri me motrën e saj, ndërsa nuk kanë hezituar që të vishen edhe njësoj. /Telegrafi/