Një shtrëngim duarsh me Messin kushton 3.6 milionë euro (Video)
21/07/2015
Kaq bëri Lionnel Messi gjatë vizitës së tij të fundit në Gabon, shtetin afrikan që ka vendosur të ndërtojë një stadium për Kupën e Afrikës.
Messi, si i ftuar i presidentit të vendit, Ali Bongon, e bëri përurimin e stadiumit të ri. Ai ishte i veshur thjesht, duke e injoruar këtë ngjarje historike të vendit afrikan.
Mediat ndërkombëtare njoftojnë se Messi futi në xhep plot 3.6 milionë euro për këtë vizitë të shkurtër nga ky shtet afrikan, i njohur për rafineritë e naftës.


