Please enter at least 3 characters.

Një shtetas i Kosovës ekstradohet në Maqedoni

2016/03/Pranga.jpg

Ministria e punëve të brendshme (MPB) e Maqedonisë sot ka përfundua procedurën e ekstradimit të një personi nga Kosova në Maqedoni, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Bëhet fjalë për personin me iniciale F. N nga Vitia e Kosovës, i cili pak pas mesnate i është dorëzuar policisë së Maqedonisë në aeroportin ''Aleksandri i madh'' në Shkup.

I ekstraduari është dërguar në Institucionin ndëshkues-korrektues - burgu i Shkupit./Telegrafi/