Please enter at least 3 characters.

Një pushues nga Kosova vdes në plazhin e Tales

2016/09/tale-816x445-690x380.jpg

Një 57 – vjeçar nga Kosova ka humbur jetën ditën e sotme në plazhin e Tales në Lezhë.

Viktima është Myzafer Et’hemi, banues në Ferizaj.

Ngjarja ndodhi rreth orës 11:00 dhe sipas policisë, viktima kishte ardhur për pushime dhe ishte i shoqëruar nga disa shokë të tij, shkruan tv Klan.

57 – vjeçari mësohet se ka humbur jetën sapo është futur në det dhe nga hetimet paraprake, si dhe nga ekspertiza mjeko – ligjore, dyshohet të ketë pësuar hemoragji cerebrale.