Një person gjendet pa shenja jete në fshatin Gllamnik të Podujevës
25/08/2025
Një person është gjetur pa shenja jete sot, më 25 gusht 2025, në fshatin Gllamnik të Podujevës.
Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Sot në stacionin policor të Podujevës është iniciuar një rast ‘Hetim mbi vdekjen’. Rasti ka ndodhur në fshatin Gllamnik, ku është gjetur pa shenja jete viktima mashkull. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes”, ka deklaruar Ahmeti.
Ajo ka shtuar se rasti është duke u hetuar nga njësitet kompetente të Policisë në bashkëpunim me Prokurorinë./Telegrafi/


