Please enter at least 3 characters.

Një pasagjer me mbipeshë nxirret zvarrë nga aeroplani, pasi kërkoi "një vend për trupin e tij më të madh”

Një pasagjer me mbipeshë u nxor me forcë nga një aeroplan i Thai Lion Air në Bangkok, pasi refuzoi të qëndronte në vendin e tij pranë dritares.

Ai kërkoi të ulej në rreshtin e daljeve emergjente për shkak të hapësirës më të madhe për këmbët, por kërkesa iu refuzua nga ekuipazhi.

Kur nisi të protestonte dhe të bllokonte korridorin, u thirr policia.

Pamjet tregojnë momentin kur ai tërhiqet zvarrë nga oficerët, ndërsa pasagjerët e tjerë e ofendojnë për vonesën.

Fluturimi u vonua për rreth një orë për shkak të incidentit.

Ngjarja ka ndezur sërish debatet për mundësinë e tarifave të bazuara në peshën e pasagjerëve. /Telegrafi/