Please enter at least 3 characters.

Një nënë në Prishtinë raportoi se djali i saj është goditur nga mësuesja, rasti në procedurë të rregullt

2019/03/Policia-e-Kosoves-foto-Ridvan-Slivova-02-780x439-1.jpg

Policia e Kosovës ka njoftuar se një femër ka njoftuar se djali i saj i mitur është goditur nga mësuesja e shkollës.

Rasti ka ndodhur në Prishtinë, të premten në ora 10:50, ndërsa viktima ka pranuar tretman mjekësor.

“Ankuesja kosovare ka njoftuar se djali i saj i mitur është goditur nga mësuesja e shkollës. Viktima ka pranuar tretman mjekësor”, thuhet në raport.

Sipas Policisë, e dyshuara është intervistuar dhe e njëjta nuk ka pranuar se e ka goditur viktimën.

Në konsultim me prokurorin rasti shkon në procedurë të rregullt. /Telegrafi/