Një luan mali kapet në San Francisko, publikohen pamjet
01/02/2026
Autoritetet e kafshëve të egra në Kaliforni thanë se kishin arritur të qetësonin dhe kapnin me sukses një luan të ri malor që e kishin parë të bredhte rrugëve të San Franciskos.
Ekipet nga San Francisco Animal Care and Control dhe California Fish & Wildlife iu përgjigjën lagjes Pacific Heights kur kafsha u pa pranë ndërtesave.
Ata arritën ta rrethonin dhe ta qetësonin.
Luani i malit u pa për herë të parë pranë Parkut Lafayette dhe pamje të tjera u raportuan në vende tjera.
Autoritetet thanë se luani i malit, që vlerësohet të jetë rreth 2 vjeç, do të ekzaminohet nga një veteriner në Kopshtin Zoologjik të Oakland dhe zyrtarët do të përcaktojnë më pas se si dhe kur do të kthehet në natyrë. /Telegrafi/


