Please enter at least 3 characters.

Një klub i madh si Vëllaznimi në gjendje të mjerueshme, bëjnë kërkesë për ndihmë financiare

2020/11/122552172_3672703266115507_8094378917258036584_o.jpg

Vëllaznimi i Gjakovës është njëri nga klubet më të mëdha dhe më me traditë në futbollin e Kosovës.

Por fatkeqësisht klubi kuqezi është në gjendje të mjerueshme financiare pasi së fundmi i është larguar edhe financuesi Shkëlzen Gashi.

Gjakovarët tanimë janë në një gjendje të tmerrshme, pasi është vënë në rrezik edhe vazhdimi i kampionatit në Ligën e Parë.

Kuqezinjtë që dikur kanë thënë fjalën kryesore në futbollin kosovar, kanë bërë kërkesë për ndihmë financiare.

Nëpërmjet një postimi në rrjetin social Facebook, Vëllaznimi i ka bërë apel për ndihmë të gjithë dashamirësve të klubit.

Postimi i plotë i klubit gjakovar:?Ë????Ë ?Ë? ?????ËKlubi Futbollistik VËLLAZNIMITë dashur bashkatdhetar, kudo që jeni:Si çdo pore ekzistenciale e jetës e prekur nga kjo pandemi, edhe klubi ynë i dashur, emri i madh i të gjitha zemrave që rrahin fort për të, "Vëllaznimi" është prekur rëndë në të gjitha aspektet e mundëshme e sidomos në aspektin financiarë, pas heqjes dorë nga çdo financim e sponsorizim i deritanishëm.Me keqardhje të madhe duam ta ndajmë me ju, ashtu si gjithmonë, shqetësimin tonë të madh për gjendjen alarmante e të pashpresë dhe ditët më të vështira që po kalon KF Vëllaznimi !!!!Janë ditët në pyetje që e përcaktojnë fatin e klubit në kuptimin ekzistencial, për ç'arsye ju lutemi e përgjërohemi, bashkatdhetarë të dashur,që të gjithë ata që e duan me zemër e me shpirtë,e që e dinë rëndësinë që ka ky klub emblematik për qytetin e Gjakovës e më gjërë, të bëjnë të pamundurën për ta ndihmu financiarisht (në bazë të mundesive dhe vullnetit individual të gjithsecilit) në ditet më të vështira që ka kaluar ndonjëherë: KF "Vëllaznimi"Situata është emergjente dhe vetëm ndihma e shpejtë e juaj mund ta shpëtojë Vëllaznimin e ta mbajë ende në rrugën e kërkimit të daljes sa më të shpejtë nga kjo situatë e jashtëzakonshme!Emri i llogarisë: KFC VëllaznimiAdresa: Marin Barleti, GjakovëEmri i bankës: BPB- BankIBAN: XK051306001002305153Bic Swift Code: BPBXXKPRMe sinqeritet:KF Vëllaznimi  /Telegrafi/