Please enter at least 3 characters.

Një i vdekur në aksident në magjistralen Prishtinë- Mitrovicë (Foto)

2018/04/Aksident-foto-1-1-735x400-780x439.jpg

Një person ka mbetur i vdekur dhe një tjetër është lënduar në një aksident trafiku në magjistralen Prishtinë- Mitrovicë, në dalje të fshatit Milloshevë.

Aksidenti ka ndodhur pas orës 22:00. Lajmin e ka konfirmuar për kallxo.com, komandanti i trafikut për Prishtinë, Milaim Fejzullahu.

Sipas tij, një veturë e tipit Opel Corsa është vetaksidentuar.

Ende nuk dihen rrethanat e këtij aksidenti.