Please enter at least 3 characters.

Një grumbull qensh futen brenda një lokali në Prishtinë

2024/04/Qente-Endacake.png

Problemi me qentë endacakë vazhdon të mbetet një ndër problemet kryesore që ballafaqohen qytetarët në Prishtinë.

Të shpeshta kanë qenë edhe rastet e raportuara ku qentë kanë sulmuar qytetarët, duke u shkaktuar lëndime trupore, transmeton Telegrafi.

Përkundër ankesave e thirrjeve që janë bërë që problemi me qentë të rregullohet, deri tani nuk ka pasur veprime konkrete nga organet përgjegjëse për këtë çështje.

Së fundmi, Vrojtuesit e Lagjes - Prishtinë kanë publikuar një video ku shihen një grumbull qensh endacakë duke u futur brenda një lokali në Prishtinë.

Kjo video ka nxitur edhe reagimin e komentuesve, ku kanë kritikuar kryetarin e komunës, Përparim Rama, për këtë problem./Telegrafi/