Një burrë 'u katapultua 12 metra në ajër' pasi çatia mbi të cilën po ngjitej u shqye gjatë një stuhie të fuqishme në Indi
Një burrë indian u katapultua rreth 12 metra në ajër pasi çatia mbi të cilën po ngjitej gjatë një stuhie të egër "u shqye" nga erërat e forta.
Burri, i quajtur si Nanhe Miya, nga Bareilly, në shtetin e Uttar Pradesh, i mbijetoi mrekullisht përvojës së tmerrshme të mërkurën, por pësoi lëndime pasi ra në tokë, sipas transmetuesit indian NDTV.
Pamjet e shpërndara në mediat sociale thuhet se tregojnë Miya duke u mbajtur pas një çatie kallaji kur një erë e fuqishme fryn papritmas mbi strukturën, duke e bërë atë të fluturojë.
Miya, që po mbahej pas një litari të lidhur në çati, hidhet papritmas në ajër përpara se të bjerë në tokë.
Incidenti ndodhi në fshatin Bamiyana pranë stacionit lokal të policisë.
“Nuk e di se ku rashë. Isha të paktën 15 metra larg”, ka thënë ai, duke folur nga shtrati i spitalit.
Ai tha se ishte kapur pas një litari, duke shpresuar se do ta mbante në tokë, por litari u këput nga era e fuqishme.
Incidenti ndodhi ndërsa një stuhi e dhunshme solli shi dhe breshër që përfshiu shtetin më të populluar të Indisë, Uttar Pradesh, duke vrarë më shumë se 100 njerëz. /Telegrafi/


