Please enter at least 3 characters.

Një 37-vjeçare dyshohet se është vetvrarë në Sllovi të Lipjanit

2018/10/arestimi-i-marko-djuric-merdare-policia-e-kosoves-008_1540416275-6048562-1-1.jpg

Një femër 37-vjeçare është gjendur e vdekur në fshatin Sllovi të komunës së Lipjanit.

Rastin e ka bërë të ditur zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti.

Ajo ka thënë se rreth orës 18:30, policia ka pranuar informatën për një trup të pa jetë në Sllovi.

Njësitet e policisë, kanë dalë në vendin e ngjarjes si dhe mjekët emergjent të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës.

Ahmeti tutje tha se aktualisht policia ka nisur hetimin e rastit si vdekje e dyshimtë dhe po ndërmerr të gjitha veprimet e duhura hetimore dhe ato forenzike – të ekzaminimit, që do të ndihmonin hetimin e ngjarjes si dhe sqarimin dhe ndriçimin e plotë të rastit.

Ndërkaq, siç merr vesh Telegrafi, 37-vjeçarja është vetvrarë./Telegrafi.